Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur më 3 Gusht udhëzimin e ri për punësimin e mësuesve. Punësimi bëhët vetëm pas tre muajve provë dhe vlerësimit psikologjik të tyre.
Në udhëzim përcaktohet se: “Kandidati fitues punësohet nga drejtori i institucionit arsimor me kontratë pune individuale, me ose pa afat, pas kalimit me suksese të periudhës tremujore të provës dhe të vlerësimit pozitiv nga komisioni për vlerësimin psiko-social të punonjësve arsimorë“.
Më herët me urdhër të ministres Kushi, ishte ngritur një komision i posaçëm prej 5 anëtarësh, do të bëjë atë që quhet vlerësimi psikosocial i punonjësve arsimorë që vendin e punës e kanë fituar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Vlerësimi do të bëhet në fund të 3-mujorit të parë të punësimit dhe nëse ata e kalojnë vlerësimin psiko-social, shkolla, kopshti apo çerdhja, u lidh kontratën e punës. Nëse jo, ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionit.
Sipas urdhrit të ministres së Arsimit, vlerësimin psikologjik duhet ta kalojnë dhe ata arsimtarë që mund të kenë vite në mësimdhënie, por për të cilët ka ankesa. Brenda 15 ditëve duhet të kalojnë provën në komision në rast se dështojnë shkolla merr masa administrative, ku përfshihet dhe largimi nga puna.
Në vitin shkollor 2021-22, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është mbi 24 mijë dhe ai atyre në arsimin e mesëm 8 mijë.