Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në fshatin Shelqet të Bashkisë Vau Dejës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktima Agron Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani që u arrestua nga policia, pas ngjarjes së rëndë ndodheshin në një lokal, por në tavolina të ndryshme. Gjatë qëndrimit në lokal viktima dhe autori kanë fyer njëri-tjetrin në distancë.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, Alfons Palushani ka marrë një armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit shtetasin Agron Metushi i cili mbeti i vdekur në vend.

Menjëhere policia shkoi në vendngjarje dhe përveç trupit të viktimës gjeti aty edhe pronarin e lokalit i cili po priste ardhjen e uniformave blu.

Efektivet po bëjnë shoqërimin në polici të disa personave të tjerë qe kanë qenë ne lokal për të mësuar me shume rreth kësaj ngjarjeje.