Një plagosje për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rrugicë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tasim Shehu”. Sipas informacioneve, mësohet se pas një konflikti të çastit mes dy fqinjëve 49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

23-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për ngjarjen,

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.