Nje ngjarje e rëndë eshte regjistruar kete pasdite në një familje në Tiranë. Një grua ka goditur me thikë bashkëshortin pas një sherri në familje.
Ngjarja ndodhi në Don Bosko. Gruaja me inicialet A. N., dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshortin F. Gj., i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





