Një mision mbikëqyrës bërthamor i OKB-së do të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) tha se ekipi pritet të mbërrijë në termocentral këtë javë.
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter.
Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi.
Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.





