Policia ka arrestuar bashkëshorten e Shefki Kurtit, 72-vjeçarit trupi i të cilit u gjet i gjymtuar në një kanal në veri të Italisë.
Gruaja e identifikuar si Nadire Kurti u arrestua pasi akuzohet se ka vrarë dhe copëtuar trupin e pensionistit.
Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) pas 28 korrikut dhe 31 korrikut.
Gruaja thuhet se ka rrëfyer për vrasjen dhe copëtimin e bashkëshortit të saj.
Ajo është nën arrest dhe thuhet se është nën roje në një spital psikiatrik në qytetin jugor të Venetos.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth arsyeve që e çuan të moshuarën drejt krimit monstruoz.





