Është anuluar lëshimi i raketës së NASA-s në Hënë. Raportohet se vendimi është marrë për çështje teknike.
Drejtori Charlie Blackwell-Thompson anuloi nisjen e planifikuar të Artemis I si rezultat i një problemi të rrjedhjes së motorit, informon NASA.
Raketa Space Launch System (SLS) thuhet se është në një “konfigurim të qëndrueshëm” dhe se inxhinierët do të punojnë në mbledhjen e të dhënave për të kuptuar se çfarë shkoi keq.
Raketa do të lëshohej pak kohë më parë, në orën lokale 08:33. Mundësia tjetër e disponueshme për lëshimin e raketës është 2 shtatori, sipas Nasa-s, megjithëse sipas saj kjo varet nga rregullimi i problemit të rrjedhjes së motorit.





