Tragjike në Munih të Gjermanisë. Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi një statujë i ra sipër. Autoritetet gjermane janë ende duke hetuar vdekjen e vajzës italiane e cila u vra nga statuja e një hoteli në Mynih.
Shtatë vjeçarja nga Napoli ishte me pushime në Gjermani me prindërit e saj. Ajo vdiq pasi u zu poshtë nga një statujë guri 200 kilogramë në oborrin e hotelit ku po qëndronte të premten në mbrëmje.
Njerëzit në vendngjarje, duke përfshirë edhe babain e vajzës, dëgjuan britmat e saj dhe arritën ta shpëtonin, por ajo vdiq në një spital të Mynihut. Mbetet e paqartë pse statuja u rrëzua dhe ra sipër vajzës. Sipas hetimeve fillestare, statuja nuk ishte e nguliturme hekur e beton në tokë.





