Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, ndërsa sa i përket inflacionit ai tha se pritet një rritje graduale drejt objektivit.

Në konferencën e sotme për mediat për vendimmarrjen e politikës monetare, Sejko ka se gjatë krizës të shkaktuar nga pandemia sektori bankar ka dhënë një efekt pozitiv.

“Shtyrja e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara dhe ristrukturimi i kredive ka zhvendosur një pjesë të barrës së krizës. Banka e Shqipërisë pret një rritje graduale të inflacionit drejt objektivit. Rritje progresive e aktivitetit ekonomik në vend dhe në botë. Rritja e kërkesës agregate do shoqërohet me rritjen e punësimit.
Këshilli mbikëqyrës vendosi të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%. Politika monetare do vijojë të mbetet lehtësuese për të siguruar kushte financimi të favorshme. BSH do të vijojë të ruajë formën aktuale të operacioneve të injektimit të likuiditetit”
, deklaroi guvernatori.

Sipas tij, kredia me probleme pavarësisht situatës së vështirë mbeti në nivele të pandryshuara, 8.3%.