Ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për hyrje-daljet pa dokumenta shtesë.

Heqjen e kësaj mase e konfirmoi dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla.

“Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë”, shkruan Xhelal Sveçla në rrjetin e tij social Facebook. 

Sipas marrëveshjes për dokumentacionet shtetasit nga Kosova dhe Serbia mund të kalojnë kufirin me kartë ID.