Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tronditëse që ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit në Kosovë ku babë e bijë u gjendën të vrarë me armë zjarri.
Sali Mazreku 52 vjeç, efektiv i policisë së Kosovës dyshohet ka qenë ai që ka vrarë aksidentalisht të bijën 21-vjeçare me armën e shërbimit e më pas i ka dhënë fund jetës.
Sipas të dhënave që disponon policia dhe janë bërë publike ngjarja ka ndodhur në orën 19:16 minuta përpara se i ndjeri të shkonte në punë, aty ku punonte për kohë të gjatë si doganier.
Kolegët e 52-vjeçarit kanë theksuar se ai ka qenë një njeri shumë punëtor, vyeshëm dhe i dedikuar.
Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje. Megjithëse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar, pasi që hetimet janë duke vazhduar.





