Aksident i rëndë hekurudhor në Hungari. Shtatë persona u vranë kur një makinë u përplas nga një tren sot në jug të vendit. Aksidenti fatal ka ndodhur në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.

Shoferi dhe gjashtë persona të tjerë në mjet kanë mbetur të vdekur. Drejtuesi i trenit u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk pati probleme.

Sipas policisë hungareze, një automjet tentoi të kalonte një vendkalim të pambrojtur rreth orës 7 të mëngjesit (me kohën lokale) dhe u përfshi nga një tren që kalonte në atë orar.

Në këtë vendkalim nuk ka trarë ndalues, vetëm një shenjë paralajmëruese, thonë burimet.