Energjia bëhet shqetësim i madh edhe për qeveritë e vendeve të zhvilluara dhe me standard të lartë ekonomik.
Zvicra po diskuton që të dënojë me burgim deri në tre vjet këdo që ngroh banesat e tyre mbi 19 gradë Celsius këtë dimër. Kjo masë drastike vjen si pasojë e planit energjitik për racionimin e gazit për shkak të luftës në Ukrainë.
Në ndërtesat me ngrohje me gaz, temperatura e brendshme nuk duhet të kalojë 19 gradë, uji i nxehtë mund të nxehet vetëm në 60 gradë dhe radiatorët me ajër të nxehtë do të ndalohen. Saunat dhe pishinat duhet të qëndrojnë joaktive.
Vendi mund të vendosë gjithashtu gjoba për ata që shkelin rregulloret e reja të propozuara.
Duke folur për Blick, Markus Sporndli, i cili është një zëdhënës i Departamentit Federal të Financave, shpjegoi se shkalla e gjobave në bazë ditore mund të fillojë nga 30 franga zvicerane.
Ai shtoi se gjoba maksimale mund të jetë deri në 3,000 franga zvicerane.
Rregullorja e re parashikon gjithashtu se kompanitë që qëllimisht tejkalojnë kuotat e tyre të gazit mund të përballen me ndëshkime administrative.
Për më tepër, sipas masave të reja, temperaturat në ndërtesat me ngrohje me gaz nuk mund të jenë më shumë se 19 gradë celcius.
Ngrohësit me rezistenca nuk do të lejohen ndërkohë që pishinat dhe saunat do të duhet të qëndrojnë të ftohta.
Masat janë të përcaktuara në Ligjin Federal për Furnizimin Ekonomik Kombëtar, të cilit i referohet Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike në një dokument zyrtar.
Lidhur me masat e reja të propozuara, kantonet e Zvicrës kanë afat deri më 22 shtator për të paraqitur çdo shqetësim.





