I dyshuari për sulmin me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur ka ndërruar jetë pasi u kap nga policia, thonë zyrtarët.

Policia tha se Myles Sanderson, 32 vjeç, u arrestua në një autostradë në provincën e Saskatchewan të mërkurën pasdite pas ndjekjes së policisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin makinën e tij që doli nga rruga dhe u rrethua nga policia pranë qytetit Rosthern.

“Këtë mbrëmje provinca jonë po merr frymë kolektive lehtësimi,” tha ndihmëskomisionerja Rhonda Blackmore në një konferencë shtypi të mërkurën mbrëma.

Ajo tha se policia kishte marrë një raport më herët gjatë ditës kur Sanderson kishte vjedhur një automjet nga jashtë një prone. I zoti i shtëpisë nuk u lëndua gjatë vjedhjes.

Policia u vu në ndjekje ndërsa Sanderson u largua me shpejtësi 150 km/h.

Ata e futën me forcë automjetin e tij në një kanal dhe oficerët gjetën një thikë në fuoristradë ndërsa e arrestuan, tha shefi i policisë.

Menjëherë pas arrestimit të tij, Sanderson u dërgua në një spital në Saskatoon, ku u shpall i vdekur, shtoi ajo. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme, duke thënë se shkaku i vdekjes së tij do të dilte pas një ekzaminimi mjeksor.