Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që e deklaron veten si një shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

Udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin “të pathyeshëm” dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin.

Ligji parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të përdorur një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten.

Pavarësisht sanksioneve, Pheniani ka kryer gjashtë teste bërthamore midis viteve 2006 dhe 2017.

Ajo ka vazhduar të avancojë aftësitë e saj ushtarake, duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërcënuar fqinjët e saj dhe potencialisht edhe për të futur territorin e SHBA-së brenda rrezes së goditjes.

Kim kreu lëshime me rreze të gjatë dhe teste bërthamore në vitin 2019, pas dy samiteve mbresëlënëse, por jo përfundimtare me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, raporton BBC.

Por bisedimet midis vendeve kanë ngecur që atëherë. Megjithëse administrata e Biden ka treguar se është e gatshme të bisedojë me Phenianin, ajo nuk ka thënë nëse Presidenti Joe Biden do të takohet me Kim.