Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se mbyllja total e vendit për shkak të koronavirusit nuk është e nevojshme.
Tahiri ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku tha se ndër të tjera kanë diskutuar që të analizohet shtyrja e orarit të mbylljes.
“Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, ka shkruar Tahiri.





