Princeshë Sofia e Suedisë është në pritje të fëmijës së tretë. Lajmin e bukur e dha vetë bashkëshortja e princ Carl Philip me anë të një njoftimi në Instagram.

“Jemi shumë të lumtur dhe mezi po presim të vijë fëmija ynë i tretë, një vëlla ose motër të princit Gabriel dhe princit Aleksander. Një anëtar i ri i vogël i familjes sonë””– shkruhej në krah të fotos bardh e zi të çiftit mbretëror.

Më shkruhej që fëmija do të vijë në jetë në periudhën mars-prill 2021. Kujtojmë që në fund të muajit dhjetor familja mbretërore zbuloi dhe princeshë Sofia dhe princ Carl Philip ishin të infektuar me Covid-19 por fatmirësisht ishin në gjendje të mirë shëndetësore.