Stuhia që ka përfshirë territorin e Florida-s është bërë aq e fuqishme nga uragani Ian, sa ka sjellë një peshkaqen në rrugët e qytetit të Fort Myers.

Pamjet e bëra virale në rrjet tregojnë edhe disa lejlekë në vështirësi prej erës së fortë.

Është vërejtur gjithashtu se rrugët, katet e para në hyrje të ndërtesave, parkingjet kanë mbetur nën ujë dhe se shtëpitë buzë oqeanit rrezikojnë shkatërrimin për shkak të dallgëve të oqeanit të tërhequra nga stuhia.