Familja mbretërore britanike ka sjellë këtë vit një portret familjar, ku në sy bie edhe distancimi social. Mbretëresha Elizabeth mblodhi familjen e saj për të realizuar kartolinën e fundvitit.

Duke marrë parasysh sa i vështirë qe ky vit si pasojë e pandemisë, vetëm një foto e tillë do bënte sens për ta mbyllur me një mesazh të qartë.

Në kartolinën e familjes mbretërore vihet re mungesa e princit Harry dhe dukeshes Meghan Markle. Ata janë larguar prej kohësh nga pallati mbretëror dhe kanë nisur një jetë të thjesht larg familjes mbretërore.

Dukesha Kate, u shfaq me një pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ William. Ndërsa mbretëresha u shfaq e veshur me pallto të kuqe dhe kapele po në të njëjtën ngjyrë.