Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vrasësi i Behar Sofisë ka qenë amator.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv, Hoxha tha se autorit të ngjarjes i dhanë një shumë të madhe parash në mënyrë që ai të kryente vrasjen. Po ashtu Hoxha tha se arrestimi i tij nuk i ofroi informacione policisë pasi nuk dinte asgjë.
“Ai ishte amator, i ofruan një shumë të madhe parash. Ai e beri vrasjen para ETC-së, iku me biçikletë, por ishte amator. Ndaj u zbulua nga policia, por ai nuk dinte asgjë, thjesht mori lekët,” tha Hoxha.
66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande.





