Sot ka filluar viti i ri akademik për të gjithë studentët e arsimit të lartë në Shqipëri.

Pavarsisht kësaj, duke se kjo ditë nuk do të jetë si çdo vit, pasi kësaj radhe në auditore do të mungojnë pedagogët.

Ata kanë paralajmëruar se do të paraqiten në universitete nga ora 08:00-10:00 për t’u prezantuar me studentët e vitit të parë dhe më pas nga ora 10:00 – 12:00 do të bojkotojnë mësimin, duke vijuar protestën e tyre në oborret e fakulteteve.