Del me sukses implantimi i neuroneve njerëzore në trurin e kavieve të porsalindura. Grupe neuronesh te mbledhura në organe në miniaturë, të krijuara në laborator nëpërmjet qelizave staminale, kanë arritur të pranohen nga organizmi i kafshës, duke influencuar sjelljen dhe duke iu përgjigjur stimujve sensoriale.
Qëllimi i të gjithë këtij eksperimenti është studimi i sëmundjeve neuropsikiatrike njerëzore, që janë mjaft të vështira për t’u zbërthyer.
Implantimi i këtyre miniorganeve është realizuar në kavie të porsalindura, pasi me herët, ishte provuar me kavie të rritura, por projekti kishte dështuar. Kështu grupi i shkencëtarëve nga Universiteti Standford kësaj here ka tentuar me organizma të porsalindura kafshësh, duke patur sukses të paktën në hapin e parë.
Studimi është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Nature”.





