Partizani rikthehet te suksesi në Superiore dhe këtë e bën me një fitore në “Niko Dovana” përballë Teutës me rezultatin 1-4.
Kryeqytetasit mbyllin fazën e parë të kampionatit me tri pikë shumë të rëndësishme, përballë një kundërshtari i cili u dorëzua pa kushte.
Të besuarit e trajnerit Colella dominuan në çdo aspekt, duke mbyllur llogarit që në pjesën e parë dhe për më tepër duke zhbllokuar ndeshjen pas dy minutash lojë me Hoti-n.
Gjithsesi, vendasit reaguan pas 14 minutash, me golin e Grudës, i cili krijoi iluzionet se takimi u rihap. Por, në minutën e 22-të, Da Silva riktheu në avntazh Partizanin, ndërsa në minutën e 34-të, Engjëll Hoti realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për kryeqytetasit.
Në fraksionin e dytë, Teuta nuk gjeti forcën e duhur për të reaguar, ndërsa në krahun tjetër, Partizani mire administroi gjithçka, ndërsa në minutën e 75-të realizoi edhe golin e katërt me sulmuesin Skuka.
Me këtë rezultat, Teuta rikthehet te humbja dhe mbetet në vendin e 9-të me 7 pikë, ndërkohë Partizani merr kreun me 19 pikë.