Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid19.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren prej ditës së hënë dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi; të moshave 53-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.

Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.

COVID-19 – Statistika (08 dhjetor 2020)

  • Raste të reja ditore         753
  • Të shëruar ne 24 orë      347
  • Të shtruar në spitale      450
  • Humbje jete në 24 orë   14
  • Testime ditore              2.532
  • Testime totale           208.503
  • Raste pozitive            44.436
  • Raste të shëruara       22.527
  • Raste Aktive             20.973
  • Humbje jete              936

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë   11364
  • Fier        1620
  • Durrës  1374
  • Korçë    1119
  • Vlorë     1053
  • Shkodër 899
  • Elbasan  835
  • Lezhë    775
  • Berat     742
  • Gjirokastër  489
  • Kukës    438
  • Dibër     265