Mbrëmjen e sotme Kryeministri, Edi Rama ndodhet sot në Korçë, ku gjatë fjalës së tij ka këshilluar të rinjtë që të punojnë online.
Ai bëri me dije se po punohet për përpilimin e një projektligji që rregullon pjesën legjislative për të gjithë ata që punojnë online.
Më tej Rama tha me batutë se të rinjtë fitojnë aq shumë para onlione sa që kanë frikë se i kap Drejtoria e Tatimeve të Korçës.
“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për ‘nomadët digjitalë. Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën,” tha Rama .