Drejt përfundimit janë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës, i cili vjen në shërbim të banorëve në fshatrat Jubë, Erzen, Qerret, Katund i Ri, Fllakë, Mamëz, Sektori Rinia dhe lagjja Mirditë.

Aktualisht janë duke u realizuar testet e linjave familjare në të gjitha fshatrat që mbulon ujësjellësi në bashkëpunim me Ujësjellës Kanalizime Durrës.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimit Evropian, zbatimi i këtij projekti synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm 24 orë, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.