Mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, si pasojë e një aksidenti tragjik humbi jetën një 22-vjeçare. Një automjet goditi makinën e llojit ‘Smart’, brenda të cilit ndodhej viktima Alida dhe drejtuesja e mjetit 19-vjeçarja Denisa Doku.

Si pasojë e goditjeve, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Doku është vënë në pranga për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, por tashmë është liruar dhe në rrjetet sociale, i ka dedikuar disa rreshta mikeshës së saj të ndjerë.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua . Motra ime.Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje , Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim , Pjes e zemres time e trupit tim . Je e pandashme , Je prane meje . Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime , asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez , as fati tmerrues , as ajo sketerre qe me tronditi fort . Asgje . Je ketu me mua . U prefsh ne paqe shpirt i bardhe. Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja . Lujla me e bukur e parajses , Te dua. ”– shkruan Doku krah një postimi.

Në të tjera postime, 19-vjeçarja kërkon kthimin e mikeshës së saj, të cilën shprehet se e ka tatuazh në zemër.