Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar ditën e sotme se do të zhvillojë një mbledhje më datën 10 nëntor, ku do të vendoset nëse do të miratohet apo jo fasha për mbi 800 kWh/muaj.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, (ii) nenit 9, të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii) nenit 8 dhe 11, të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Enjte, datë 10.11.2022, ora 08:30, do të zhvillohet mbledhja nr. 51 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
1. Mbi miratimin e procesverbalit të mbledhjes së bordit të ERE-s më datë 07.11.2022
2. Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31
Dhjetor 2022”
3. Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit për muajin Tetor 2022, për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV
4. Mbi licencimin e shoqërisë “Idro Energia Pulita” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike
5. Mbi licencimin e shoqërisë “Hydro Energy Sotira” sh.p.k., në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike
6. Mbi licencimin e shoqërisë “Construction Energy Parts (C.E.P)” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, për një afat 25-vjeçar
7. Mbi licencimin e shoqërisë “Hydropower” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, për një afat 25-vjeçar
8. Mbi licencimin e shoqërisë “Hydropower” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike
9. Mbi licencimin e shoqërisë “Dimax Albania” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, për një afat 25-vjeçar
10. Mbi kërkesën për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik “Albsolar PV Park 1”, me kapacitet të instaluar 2 MW