Shkolla e mesme profesionale “Hysen Çela” ka reaguar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të mësueses Teuta Ramzoti për shkak të Covid-19.

“Me keqardhje njoftojme se kolegia, mikja dhe mesuesja jone e nderuar Teuta Ramzoti nderroj jete diten e sotme duke mos mundur dot te fitoj luften e tmerrshme me virusin vdekjeprures. I perjetshem qofte kujtimi i saj.”, shkruan në një postim në faqen zyrtare të Facebook, ku kolegë të shumtë të Ramzotit kanë shprehur ngushëllime.

Të pikëlluar nga ky lajm i dhimbshëm, kolegët e përshkruajnë Teutën gjithmonë të qeshur, plot mirësi e pozitivitet.

“Humbëm një shoqe të mrekullueshme, një mësuese dinjitoze. I paharruar qoftë kujtimi i saj. Zoti i dhëntë fuqi Yllit dhe dy djemve të saj, që ta përballojnë humbjen e njeriut të tyre të dashur. U preftë në paqe.”

“Një humbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim nga afër. Do ta kujtojmë gjithmonë të qeshur, plot mirësi e pozitivitet, ashtu sic dinte të ishte vetëm zyshë Teuta. Qoftëe Xhenetit! Zoti e mëshiroftë dhe e pranoftë në mirësitë e Tij!”

“Nuk mundem ta besoj këtë lajm kaq të dhimshëm për ty Teuta, shembulli më i mirë për ne si shoqe si moter dhe si prind je gjendur ti. Do të më mungosh shumë zemra ime do të kujtoj me mallë gjithmonë fjalët e ëmbla të tuat .Qofsh e xhenetit shoqe e motër e dashur. Ngushëllime familjes tënde të mrekullueshme”.

“E tmerrshme dhe e pabesueshme humbja e Teutës. Qoftë i paharruar kujtimi i saj. Ngushellime familjes”, janë disa nga komentet.