Nga BUJAR QESJA

Mbahu vëllai im Ylli Ramzoti!

-Do të kujtojmë gjithnjë Teuta jonë e shtrenjtë!

Dhimbje që më ka çarë tej e tej. Sapo u njoftuan që ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë Teuta Ramzoti, bashkëshortia e mikut tim të dashur, kolegut të kahershëm, durrsakut fisnik, kompozitorit aktiv të Durrësit Ylli Ramzoti. Teta ishte shtruar prej dy javësh në këtë spital nga Covid 19 dhe po përmirësohej dita ditës. Veçanërisht dy ditët e fundit ishte dukshëm e përmirësuar. Nga telefonatat e dëndura që ka patur me Yllin, ndjehej optimizmi se Teuta e tij dhe motra e jonë pe e merrte veten. Dhe ja se çfar ndodhi?!

Gjëma është e madhe. Sjam ndjerë më keq sa tani. Teuta mbaroi për inxhinjerë kimiste dhe ka qenë gjithnjë e zonja në punët e saj. Vitet e fundit jepte lëndën e kimisë në shkollën teknologjike “Hysen Çela” dhe ishte nga zonjat më të nderuara të kësaj shkolle. E aftë profesionalisht, por edhe me një komunikim për tu veçuar, duke u kthyer në një shoqe dhe kolege të nderuar dhe të respektuar për kolektivin.

Eh ç’lajmë po marrim! Edhe hushta po të na godiste, sdo ta na çponte më shumë se sa këto dhimbje që po përjetojmë. Ylli, vëllai im! Jam pranë teje familjarisht. Ti e din se zemra ime e operuar nuk mban peshë kaq të madhe, të një dhimbje të menjëhershme dhe goditëse. Dhe këto rradhë po mi drejton një vetëdije që po venitet dhe sytë po më perëndojnë dhe mezi po shikojnë tastjerën e lyer me lot të nxehtë shpirti dhe dhimbje.

Orleni dhe Briani mbahuni fort! Sa dëshirë kishte mami tju nxirrte në jetë, ashtu siç dalin djemtë nga familje të fisme si Ramzotët e Durrësit, tju martonte e të gëzohej si nënë për fëmijët e saj. Dhe Ylli kështu e inkurajonte Teutën, ske për ta na ikur. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Dhe duket se këto fjalë e gjallëruar Teutën, motrën tonë aq të dashur dhe të domosdoshme në shoqërinë tonë familjare.

Ylli! Mbahu vëlla, mbahu! Po kalojmë shok të vërtetë. Shpirti na është bërë copa, copa të cilat na përplasen mbi krye si çekan, e si sna e nxjerrin zemrën nga karaharori. Do të doja të shkruaja edhe disa rradhë për Teutën tonë, që edhe tani nuk e besoj se nuk do ta shikojmë më, nuk do të qeshim me atë humor që i buronte nga shpirti i pastër, por nuk mundem, nuk mundem. Jam i cfilitur. Kam shkruajtur shumë këto kohë dhe shumica e rradhëve të mia, janë bërë me copa shpirti të coptuara. Kështu edhe tani.

Mbahu Ylli Ramzoti, mbahu! Mbahuni ju fëmijët e teutës dhe Yllit, që sigurisht jeni edhe fëmijët e mi në këtë rast Orleni dhe Briani. Bashkëshortin tënd, mamin tuaj dhe shoqen tonë na e mori Zoti për tu kujdesur në parajsën e përjetshme. Dhe ne na la të jetojmë kohë pa fund, me kujtimet dhe bukurinë e shpirtit të saj.

Na ike Teuta nga sytë, por kurrë, kurrë nga mëndja. Na le një boshllëk të madh, por që do ta mbushë mos harresa për ty. Të japim fjalën për këtë!

Lamtumirë Teuta jonë e shtrenjtë, lamtumirë!

Durrës : 5 dhjetor 2020