Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19.
Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh, e ku nuk mundi që të fitonte dot betejën me Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve, miqve dhe të gjithëve atyre që e kanë njohur.
Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit President i “Fax News”. Më parë ai administronte “News 24” dhe gazetën “Panorama”.
Hysenbelliu themeloi dhe e administroi televizionin “Fax News” që nga tetori 2017, ndërsa sot është dhe 4-vjetori i krijimit të Faxweb.al, që daton në treg që nga data 5 dhjetor të 2016-ës.





