Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale, në zemër është bërë pak ditë më parë tek një bebe e porsalindur.
Operacioni i gjatë, prej 8 orësh rezultoi me sukses, fal ekipit mjekësor të Kardiokirurgjisë, në QSUT dhe investimeve në infrastrukturë dhe implementim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Zemra mal për shpëtimin e jetës së një bebe fare pak ditësh, që u operua për plot 8 orë me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Operacioni i rrallë në zemër u realizua nga ekipi fantastik i Kardiokirurgjisë në QSUT me Prof. Asc. Altin Veshtin, Prof. Asc. Saimir Kuçi, Dr. Alfred Ibrahimi dhe sot Belindi i vogël po trajtohet me shumë kujdes e profesionalizëm nga Prof. Mira Kola, Dr. Durim Sala dhe i gjithë super stafi i Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT”, shkruan Manastirliu.