Një 56-vjeçar nga Turqia është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte fshehurazi 17 mijë euro në pikën kufitare të Kapshticës.
Njoftimii policisë:
Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.
Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.





