Argjentina fitoi 0-2 me Poloninë në grupin C të Kupës së Botës.

Golat e Mac Allister dhe Alvarez i dhanë të drejtën skuadrës së Scalonit që të kalojë në 1/8 e kompeticionit si kokë grupi.

Megjithë humbjen kundër Argjentinës edhe Polonia kalon më tej si e dyta e grupit duke pasur golavarazh më të mirë se Meksika që ka po katër pikë.