Ekipi i Tite u eleminua nga penalltitë, ku nuk u treguan të saktë në ekzekutimet e tyre e pas ndeshjes një pjesë e lojtarëve të Brazilit shpërthyen në lot.
Eleminimi, edhe pse me penallti, duket se i ka lënduar shumë futbollistët e Brazilit që pretendonin për të shtuar dhe një yll në fanellën e tyre.
Brazili duhet të presë më shumë se 2 dekada për t’u kthyer te triumfi në Kupën e Botës, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacia, me skuadrën e Zlatko Daliç që kalon në gjysmëfinale, ndërsa Nejmar me shokë dështojnë sërish, ashtu si në Rusi 2018.






