Studiuesi i historisë Kristo Xhimitiku përmes një statusi në rrjete sociale shkon rreth 100 vite prapa në kohë, në periudhën kur projektuesi istalian Luiggi Luiggi i prezantonte mbretit Zog projektin dhe preventivin për Portin e Durrësit.
Ndërsa kujton se shqiptarët që nga ajo kohë kanë ndryshuar 3 regjime, “për arsye të mungesës së fondeve vepra nuk është përfunduar në gjithësinë e parashikuar nga projektuesi i madh.”
Më tej, në status, Xhimitiku rendit disa nga ato që sipas tij janë projekte që nuk u realizuan në Durrës, apo më keq akoma, edhe u shkatërruan.
“Per Durresin nuk u realizuan Ujesjellesi, Kanali provizor dhe ai i madh i Bonifikimit, sistemi i kanaleve dytesore dhe permiresimi i Lagunes se qytetit. Me kohe u shkaterruan sistemi i mbledhjes dhe shkarkimit te ujrave dhe u perdor pa asnje kriter fondi i tokes se fituar pas kanalizimeve drenazhimeve dhe heqes se ujrave nepermjet ndertimit te hidrovorit, projekt qe u realizua nga vitet 1940 si me pak i kushtueshem. Per paaftesi, interesa dhe neglizhence pendencat u ndryshuan dhe u betonuan, kanalet u harruan u mbushen ne ate nivel qe ne zonen e varrezave te vjetra u vendosen varre mbi kanalin e ujrave te larta, kurse ndertimet ne lagjet informale funksionojne si diga natyrore ku ujrat nuk rrjedhin, dhe qyteti mbytet sa here qe bie shi.” – shkruan Xhimitiku.
Sipas tij, gjithë këtë kohë, fatkeqësisht “duket se kushdo Qeveria Bashkia të gjallë e të vdekur kanë të drejtë të marrin në kurriz të qytetit të durrsakëve”.
Statusi i plotë:
Ne foto preventivi dhe paraqitja grafike e Portit te Durresit te prezantuar nga projektuesi sen.Luigi Luiggi ne pritjen e realizuar nga Presidenti Ahmet Zogu ne maj 1926. Projekti entusiasmoi Zogun. Ai beri te mundur qe tenderin e pare te shtetit shqiptar per nje veper publike (projektimi i Portit te Durresit) ta fitonte inxhinieri italian, per vepren qe do te financohej nga Svea. Kane kaluar qe nga ajo kohe rreth 100 vjet, shqiptaret kane nderruar tre rregjime dhe kane perjetuar luften e II dhe ate te ftohte, por per arsye te mungeses se fondeve vepra nuk eshte perfunduar ne gjithesine e parashikuar nga projektuesi i madh. Per Durresin nuk u realizuan Ujesjellesi, Kanali provizor dhe ai i madh i Bonifikimit, sistemi i kanaleve dytesore dhe permiresimi i Lagunes se qytetit. Me kohe u shkaterruan sistemi i mbledhjes dhe shkarkimit te ujrave dhe u perdor pa asnje kriter fondi i tokes se fituar pas kanalizimeve drenazhimeve dhe heqes se ujrave nepermjet ndertimit te hidrovorit, projekt qe u realizua nga vitet 1940 si me pak i kushtueshem. Per paaftesi, interesa dhe neglizhence pendencat u ndryshuan dhe u betonuan, kanalet u harruan u mbushen ne ate nivel qe ne zonen e varrezave te vjetra u vendosen varre mbi kanalin e ujrave te larta, kurse ndertimet ne lagjet informale funksionojne si diga natyrore ku ujrat nuk rrjedhin, dhe qyteti mbytet sa here qe bie shi.. Duket se kushdo Qeveria Bashkia te gjalle e te vdekur kane te drejte te marrin ne kurriz te qytetit te durrsakeve. 100 vjet me pare ne projektin e tij Sen.Luigi Luiggi konsideronte si koncension te Portit te Durresit siperfaqen per “moleti di futura darsena” zonen ku natyrshem mund te zgjerohej Porti dhe te zhvillohej industria marinare.