Pas sulmit ndaj EULEX, ka reaguar kryediplomati evropian, Josep Borrell. Ai shprehet se Bashkimi Evropian nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it.

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, dhe akteve kriminale në veri.

Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Twitter./REL