Mbëmjen e djeshme, policia e Lezhës arrestoi një 36-vjeçar të identifikuar si Antonio Leka, i cili ishte i aramtosur deri në “dhëmbë”.

Siç shihet edhe në video, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.

Në videon e siguruar nga abcnews shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste ndërsa mban kallashnikovin në dorë.

Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë, “pasi i kishin nxirë jetën“.