Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Një makinë u përplas me një furgon, tek Rruga e Dibrës, në rrethana ende për t’u sqaruar.
Përplasja ka qenë e fortë, aq sa automjeti ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës, ndërsa furgoni në trotuar.
Nga ngjarja nuk raportohet për viktima. Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe të policisë, të cilat nisën punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





