Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në Lagjen e Re, Bulqizë.
Abc News mëson se viktima është identifikuar si Feizi Demiri, 49 vjeç.
Nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë qenë i sëmurë.
Demiri jetonte i vetëm. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes së tij.





