Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për shpërndarje droge, i cili iu shërbente klientëve të tij duke lëvizur me makinë. Kjo ka mjaftuar që mediat italiane t’i referohen shqiptarit si “taksisti i kokainës”. Ai u arrestua të premten në Chiozza, ku karabinierët i gjetën atij disa doza kokainë në makinë.
25-vjeçari fliste me klientët nëpërmjet WhatsApp. Këta të fundit e prisnin “taksistin” në shtëpi ose në disa zona të izoluara. Kur shqiptari mbërrinte me makinë bëhej një takim i shkurtër ku shkëmbeheshin droga dhe paratë.
Të premten, një patrullë ka vënë re 25-vjeçarin i cili bëri disa ndalesa të shkurtra në fshatin Chiozza. Sapo kanë ndërhyrë karabinierët, shqiptari është munduar të hedhë kokainën në tokë.
Shqiptari mbante 3 celularë, njëri prej të cilëve binte në mënyrë të përsëritur. Në këtë mënyrë, agjentët komunikuan me klientët e shqiptarit.





