Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video sqaruese në Facebook për të gjithë qytetarët e prekur nga Covid-19 për të përfituar medikamentet me rimbursim falas.
Sipas videos, pacientët me Covid duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40, për të mësuar se kë kanë mjek familjeje. Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.
“Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.”, shkruan ministrja krahas videos.