Mësuesi i fizkulturës, Kleanthi Laçi i akuzuar për ngacmimin seksual të dy nxënëseve të tij, rezulton këshilltar i PS-së në Bashkinë e Tepelenës.
Pas dy denoncimeve dhe dhënien nga gjykata të masës së sigurisë arrest 40 ditor, Partia Socialiste nuk e ka përjashtuar si këshilltar mësuesin. Ndërkohë ende s’ka asnjë reagim nga Këshilli i Bashkiak i Tepelenës.





