Një person është gjetur i pajetë në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar.

Mesohet se të afërm të tij kishin bërë denoncim në polici pasi kishin humbur kontaktet dy ditë më parë.

Deri më tani dyshohet se të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje.

Priten më shumë informacione për shkaqet e kësaj ngjarje.