Mbrëmjen e sotme, një 80-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën e ish-parkut rreth orës 19:55.

Sipas policisë së Tiranës, viktima është 80-vjeçari me iniciale P.K. Ai humbi jetën menjëherë, pasi u rrëzua nga kati i pestë i pallatit.

Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.