Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë, aty ku një 78-vjeçar është përplasur nga makina teksa lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e dëmtimeve 78-vjeçari ka humbur jetën. Autori i aksidentit eshte larguar nga vendngjarja, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policisë:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit.





