Një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në kanal në Itali. Viktima i identifikuar si Gëzim Muho humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Ai ishte duke u kthyer për në shtëpi në përfundim të turnit të punës, dhe dyshohet se ka rrëshkitur dhe ka përfunduar në një kanal, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra.
I ndjeri Gëzim Muho, punonte si pjatalarës në restorantin të Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona, shkruan Il Gazzettino.
Ai u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.
Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, Muho u deklarua i vdekur.





