Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia spanjolle, ndërsa ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh, nën akuzën e tentativës për vrasje të një 18-vjeçari, po nga Shqipëria.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka plagosur rëndë me thikë adoleshentin në Itali disa muaj më parë, dhe më pas është arratisur.

Ndërkohë 18-vjeçari ndodhet në spital pas plagëve të rënda që ka marrë.