Humb jetën një 80-vjeçar në Fushë-Krujë, pasi u hodh nga pallati.

Policia e Durrësit bën me dije se: “Në Fushë-Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.