Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 80-vjeçarin, Xhevit Sinanin, i cili vrau me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë e tij në Tërvol të Gramshit.
Në dëshminë e tij para gjykatës, Xhevit Sinani ka qenë i paqartë në deklarata, ku ka thënë se ishte në shtëpinë e të vëllait dhe e ka gjetur atë të vdekur në oborr .
Sipas tij, vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh dhe më pas kishte dalë në oborr e ishte rrëzuar ku kishte humbur dhe jetën. Sipas Sinanit, pasi e ka parë të vëllanë të vdekur e ka mbuluar atë e më pas ka shkur në shtëpi, ku ka gjetur edhe të shoqen të vdekur dhe ka mohuar para truupit gjykues të ketë vrarë njeri.\
Sipas avokatit të caktuar, 80-vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
I moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë për shkaqe që nuk dihen. Në deklaratat e dhëna në polici, ai ka qenë i paqartë, teksa është shprehur se se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre.
Xheviti e vra gruan e tij, 74-vjeçaren Zeqine Sinani në shtëpinë e tyre në Tërvol të Gramshit dhe më pas shkoi në banesën e të vëllait, Shaqir Sinanit, të cilin e vrau me sëpatë.





